# |
Emri |
Përshkrimi |
Kushtet për ngritje |
Alt |
LAT |
LNG |
Administrator |
Opcionet |
1. |
CVILEN NORTH - ARTAN VENHARI |
Piste për ngritje me paragllajd! |
N,NE,NW,W |
1360 |
42.173527 |
20.743096 |
Paragliding Kosova |
Më shumë |
Rreth pistës së fluturimit
Vendi i ngritjes "CVILEN North - Artan Venhari" është pistë për ngritje me Paragllajd që ndodhet në një lartësi prej 1360m mbi nivel të detit dhe është i drejtuar nga veriu, me kushte të mira për ngritje për erëra me drejtim prej perendimit deri në veri-lindje.
Vendndodhja e pistës siguron kushte të mira termike pas orëve të mesditës, qyteti i Prizrenit që shtrihet fiks para pistës gjeneron termale të mira e të vazhdueshme të cilat ofrojnë mundësi për ngritje të lehtë dhe termale të mira mbi qiellin e Prizrenit dhe rrethinat e tij.
Fushat e shkëlqyera në anën perëndimore (majtas nga ngritja) ofrojnë shumë vende të gjera dhe të rehatshme për aterrim.
Fluturimet për pilotët solo të paragllajdit janë të lejuara dhe janë falas për të gjithë, ju lusim që të kujdeseni për ambijentin dhe mos të lini mbetuarina në pistë dhe në zonën rreth pistës.
Informacione mbi sigurinë
"CVILEN North" është pistë ngritjeje për pilotët e avansuar, pista kërkon që pilotët të kenë aftësi shumë të mira të ngritjes me paragllajd, prandaj pista nuk rekomandohet për pilotët me nivelin e aftësive të pilotimit me paragllajd nën IPPI4.
Pista operon nga fillimi i pranverës deri në fund të vjeshtës dhe zakonisht fluturohet gjatë gjithë ditës. Baza e reve varion nga 2,000m deri në 3,500m mbi nivelin e detit, në varësi të motit.
Shpejtësia maksimale e lejuar e erës për ngritje me paragllajd nga kjho pistë është 6 m/s.
Fluturimet Tandem
Fluturimet Tandem me pasagjerë nga kjo pistë organizohen vetëm nga pilotët profesionistë dhe të çertifikuar nga APPI të “Paragliding Kosova”.
Për të caktuar një fluturim tandem me paragllajd, ju lutemi kontaktoni organizatorin përmes faqes në internet www.paraglidingkosova.com ose përmes nurave të kontaktit: +38349663322 dhe +38344507881.
Fluturimet private tandem dhe/ose fluturimet tandem që nuk ofrohen nga “Paragliding Kosova” janë rreptësisht të ndaluara nga kjo pistë! |
|
Pistat për aterrim nga kjo pikë e fluturimeve: |
Emri |
Përshkrimi |
Alt |
LAT |
LNG |
Administrator |
Cvilen official landing |
Pistë aterrimi me Paragllajd |
360 |
42.199079 |
20.701917 |
Paragliding Kosova |
Hotel OK landing |
Pistë aterrimi për paragllajd dhe Deltaplan |
430 |
42.254502 |
20.776106 |
Federata Aeronautike e Kosovës |
BSU Landing |
Pistë aterrimi me Paragllajd |
450 |
42.254944 |
20.786964 |
Ballona e Sahit Ukës |
Estrada Landing |
Pistë aterrimi për Paragllajd dhe Deltaplan |
400 |
42.295670 |
20.800387 |
Shqiponja Artë |
|
Lista e lajmërimeve për fluturime: |
# |
Data e fluturimit |
Mjetet e fluturimit / numri |
Pika e nisjes |
Radiusi |
Pika e aterrimit |
Opsionet |
|