Licensohet për 3 vite "Akademia e Aviacionit", shkolla e fluturimeve të lira e Federatës Aeronautike të Kosovës
01/07/2018
Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës aprovon për herë të parë licensë për shkollë të fluturimeve me vlefshmëri 3 vite!
Të nderuar nxënës, Pilot dhe Instruktor të Federatës tonë. Me ndihmën, diciplinën dhe respektimin e rregullave në fuqi Autoriteti Rregullativ i Aviacionit Civil të Kosovës ka aprovuar shkollen e fluturimeve edhe për tre vite të tjera, deri më Korrik 2021.
Kjo ndodhi pas një auditimi dhe kontrolli të punës së deritanishme nga autoriteti rregullativ dhe ky aprovim na siguron që jemi në binarë të qëndrueshëm dhe kështu duhet të vazhdojmë.
Suksese dhe faleminderit te gjitheve per angazhimin e pakursyer me ne krye Menaxherin e shkelqyeshem te shkolles z. Artan Venhari.
|
|
|