Kursi për administratorët sportiv të Federatës Aeronautike të Kosovës
25/03/2019
Komiteti Olimpik i Kosovës mbajti trajnimin bazik për administratorët sportiv të Federatës Aeronautike të Kosovës
Këtë fundjavë në Prishtinë në ambientet e Hotel Sirius, Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës me sukses organizoi kursin bazik për administratorët sportiv për anëtarët e Federatës Aeronatike të Kosovës.
Ligjerues në këtë kurs ishin Z. Besim Hasani - President i KOK, Z. Ibër Alaj - Drejtor i departamentit të sportit MKRS, Znj. Elda Gjoka - CEO Genuine Effect, Z. Fitim Arifi MKRS.
Kursi i cili financiarisht mbështetet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë rezultoi me 20 administratorë sportiv të çertifikuar dhe anëtarë të federatës, si dhe u cilësua si vlerë e jashtëzakonshme për Federatën dhe klubet anëtare. Administratorët e çetifikuar u zotuan se praktikat e organizimit efikas të organizatave sportive të mesuara në këtë kurs do të fillojnë të implementohen menjëhere në Federatë dhe Klubet Sportive.
|
|
|