AAC:
Njoftim për afatin e vlefshmërisë së certifikatave mjekësore
24/11/2016
Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të AAC-së për Aircrew nr 05/2015, më 23 korrik 2015, vlefshmëria e certifikatave mjekësore të Klasës 2, aty ku kategorizohen edhe pilotët e paraglajdit, për kandidatët deri në moshën 40 vjeçare në ditën e kryerjes së ekzaminimit mjekësor, zgjatet në 60 muaj (5 vjet), kurse për personat mbi moshën 40 vjeçare në ditën e ekzaminimit mjekësor në Gjakovë, mbetet deri në 24 muaj (2 vjet).
Nisur nga kjo, të gjithë anëtarët e Federatës Aeronautike të Kosovës që nuk kanë arritur moshën 40 vjeç, në ditën e kryerjes së ekzaminimit aero-mjekësor në Gjakovë, do t’u vazhdohet automatikisht vlefshmëria e certifikatës mjekësore në periudhën kohore prej 60 muajsh, nga data e ekzaminimit mjekësor.
Për këtë qëllim, AAC në ditët në vijim do të shtypë certifikatat e reja mjekësore, për kandidatët deri në 40 vjeç, (gjithmonë duke patur si pike referimi datën e ekzaminimit të fundit aero-mjekësor) dhe do t’ju lajmërojë se kur mund të vijnë t’i tërheqin ato.
Dr. Driton Avdiu
Flight Safety Department
Aeromedical Section (AMS)
Authorised Medical Examiner (AME)
Civil Aviation Authority
Ahmet Krasniqi Street n.n. - Arbëria
10000 Prishtina
Republic of Kosovo
Tel: +381 (0)38 248 629 ext.119
Fax:+381 (0)38 211 009
driton.avdiu@caa-ks.org
www.caa-ks.org
Në këtë faqe http://www.aeronautika.org/?id=40,0,0,335,a janë të listuar pilotët e licensuar nga AAC dhe data rerspektive e skadimit të certifikatës së tyre mjekësore
|
|
|