Licensohet "Akademia e Aviacionit", shkolla e fluturimeve të lira e Federatës Aeronautike të Kosovës
28/07/2017
Ky ishte prononcimi i kryetarit të Federatës Aeronautike të Kosovës Z. Shkëlqim Krasniqi me rastin e licensimit të "Akademisë së Aviacionit", aktualisht shkollës së vetme për fluturime të lira në Republikën e Kosovës:
Te nderuar dashamire te fluturimeve dhe sportit ne pergjithesi.
Kemi kenaqesine te ju njoftojme qe sot eshte nje dite e vecante per ne pasi Autoriteti i Aviacionit Civil te Kosoves nga sot e ka licensuar "Akademine e Aviacionit" e cila do te sherbeje si shkolle per fluturime ne kuader te Federates Aeronautike te Kosoves.
Me kohen patjeter qe synojme qe ta zgjerojme veprimtarine edhe per lemite tjera te aviacionit. Shfrytezojme rastin t'i urojme nxenesit qe jane ne pritje si dhe gjithe ata qe palodhshem kontribuan deri ne arritjen e ketij suksesi e posacerishte koleget nga Autoriteti Rregullative per perkrahjen e parezerve.
URIME
|
|
|