Llogaria juaj
Ballina
Federata
Akademia Aviacionit
Kampionati
Liga Ekipore
Kalendari
Klubet
Pilotët
Rekordet
Pistat
AAC / Dokumente per licensim
01.04.2021
RREGULLORE (AAC) NR. 06/2020 - PËR KUSHTET DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË PARAGLAJDËVE DHE DELTAPLANËVE
15.01.2017
RREGULLORE Nr. 1/2012 - PËR KUSHTET DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË DELTAPLANËVE DHE PARAGLAJDËVE


EKSTRAT nga RREGULLORJA E SIPËRME e AAC-së




Neni 19 - Trajnimi

19.1 Kandidati duhet ta përfundojë trajnimin teorik dhe praktik (fluturimin) për marrjen e licencës së pilotit për deltaplan apo paraglajd apo të autorizimit përkatës sipas programit të aprovuar, në organizatën e aprovuar për trajnim të pilotëve për deltaplan dhe paraglajd. Nëse kandidati e ka përfunduar trajnimin teorik dhe praktik (fluturimin) në një organizatë të aprovuar për trajnim jashtë Republikës së Kosovës, AAC-ja do të përcaktojë nëse programi sipas të cilit është kryer trajnimi i plotëson kërkesat e parapara në Shtojcën 2 të kësaj Rregulloreje.


Neni 20 - Pilotët nxënës

20.1 Para fluturimit të parë me instruktor të autorizuar të fluturimit, piloti nxënës duhet të jetë së paku 15 vjeç.


20.2 Nën mbikëqyrjen e instruktorit të autorizuar të fluturimit, deltaplani apo paraglajdi mund të drejtohet nga piloti nxënës, me kusht që ai/ajo i nënshtrohet trajnimit për marrjen e licencës për deltaplan apo paraglajd, apo nga kandidati i cili i nënshtrohet trajnimit për marrjen e autorizimit përkatës dhe i cili është i regjistruar në librin e evidencës së pilotëve nxënës në organizatën e aprovuar të trajnimit.


20.3 Njësitë mësimore dhe vrojtimet gjatë trajnimit duhet të shënohen në ditarin e trajnimit apo në ditarin e pilotëve nxënës, përkatësisht.


20.4 Piloti nxënës mund të fluturojë, vetëm nëse e posedon certifikatën e vlefshme mjekësore të lëshuar në përputhje me Rregulloren nr. 1/2010 për Kërkesat mjekësore për licencimin e ekuipazhit të fluturimit.


Neni 21 - Përvoja e nevojshme për licensim si pilot

21.1 Kandidati që kërkon licencën e pilotit për deltaplan apo paraglajd duhet t’i ketë së paku 10 orë kohë të përgjithshme të fluturimit si pilot nxënës në deltaplan apo paraglajd, duke përfshirë së paku:

a) 60 fluturime të suksesshme, secili nga ta me kohëzgjatje më të madhe se 5 minuta, nga të cilët më shumë se 30 fluturime mund të bëhen në mënyra të ndryshme të ngritjes nga mënyra në të cilën kandidati do t’i nënshtrohet provimit, nëse organizata e aprovuar e kryen trajnimin i cili përmban mënyra të ndryshme të ngritjes,
b) 3 fluturime nga të cilët secili me kohëzgjatje prej së paku 2 orëve.


Neni 22 - Provimi për marrjen e licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit

22.1 Para se t’i nënshtrohet provimit për marrjen e licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit, kandidati duhet të jetë së paku 16 vjeç.

22.2 Provimi për marrjen e licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit përbëhet nga provimi teorik dhe praktik (fluturimi).

22.3 Në përputhje me privilegjet të cilat i merr bartësi i licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit, kandidati duhet të demonstrojë nivelin e njohurive teorike nga lëndët vijuese:


Neni 27 - Obligimi i mbajtjes së dokumenteve dhe ofrimit për inspektim

27.1 Mbajtësi i licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit gjithmonë duhet të mbajë me vete licencën e tij/saj të vlefshme dhe certifikatën e vlefshme mjekësore kur ushtron privilegjet e lejuara me licencë.

27.2 Pilotët apo pilotët nxënës të deltaplanit apo paraglajdit gjithmonë duhet të mbajnë me vete dokumentet e tyre të identifikimit për identifikim më të lehtë.

27.3 Piloti apo piloti nxënës i deltaplanit apo paraglajdit gjithmonë duhet t’i ofrojë përfaqësuesit të autorizuar të AAC-së dokumentet e përmendura në paragrafin 1 dhe 2 të këtij Neni dhe ditarin e fluturimeve.

27.4 Gjatë fluturimeve solo, piloti nxënës gjithmonë duhet të ketë më vete autorizimin me shkrim të instruktorit të fluturimit për kryerjen e fluturimeve solo në deltaplan apo paraglajd.


Neni 28 - Ditari i fluturimeve

28.1 Piloti apo piloti nxënës i deltaplanit apo paraglajdit duhet t’i shënojë të gjitha detajet e fluturimeve në ditarin e fluturimeve në formën dhe mënyrën siç është përshkruar në Shtojcën 4 të kësaj Rregulloreje.

28.2 Përgjegjësia për vërtetësinë e shënimeve në ditarin e fluturimeve i mbetet pilotit apo pilotit nxënës të deltaplanit apo paraglajdit dhe instruktorit të fluturimit, i cili i certifikon shënimet në ditar.


Neni 29 - Revokimi, suspendimi dhe kufizimet e licencave dhe autorizimeve

29.1 AAC-ja mund të revokojë, suspendojë apo kufizojë licencën e pilotit të deltaplanit apo paraglajdit dhe autorizimin përkatës, të lëshuar në përputhje me këtë Rregullore, nëse konstatohet që piloti nuk i plotëson kushtet e përcaktuar në këtë Rregullore, Rregulloren nr. 1/2010 për Kërkesat mjekësore për licencimin e ekuipazhit të fluturimit apo në ndonjë akt tjetër ligjor kombëtar i cili është i aplikueshëm.

29.2 Kur AAC-ja vendos të revokojë, të suspendojë apo të kufizojë licencën e pilotit të deltaplanit apo paraglajdit dhe/apo autorizimin përkatës, piloti i deltaplanit apo paraglajdit menjëherë dhe pa vonesë duhet t’ia kthejë licencën AAC-së.


Neni 31 - Mbajtja e vlefshmërisë së licencave

31.1 Licencat e pilotëve të deltaplanit dhe paraglajdit lëshohen pa ndonjë datë të skadimit.

31.2 Bartësi i licencës ka të drejtë në shfrytëzimin e privilegjeve që jepen me licencën e pilotit të deltaplanit apo paraglajdit nëse gjatë 24 muajve të fundit ai/ajo ka kryer së paku 8 orë kohë të fluturimit dhe 15 ngritje e aterrime.

31.3 Nëse piloti i deltaplanit apo paraglajdit dështon në përmbushjen e kushteve të parapara në paragrafin 2 të këtij Neni, para se t’i marrë privilegjet e dhëna, ai/ajo duhet të kalojë testin e shkathtësive (fluturimit) nën mbikëqyrjen e ekzaminuesit të fluturimit të deltaplanit apo paraglajdit.


Neni 32 - Marrja dhe zgjatja e vlefshmërisë së autorizimeve

32.1 Piloti i deltaplanit apo paraglajdit mund të marrë autorizimet në vijim:

Autorizimin »I«: instruktor i fluturimit i deltaplanit/paraglajdit,
Autorizimin »D«: pilot tandem i deltaplanit/paraglajdit,
Autorizimin »T«: pilot testues i deltaplanit/paraglajdit,
Autorizimin »A«: fluturim akrobatik me deltaplan/paraglajd.
32.2 Periudha e vlefshmërisë e secilit autorizim është katër (4) vjet.


Neni 33 - Autorizimi për instruktor të fluturimit

33.1 Piloti i deltaplanit/paraglajdit mund të kryejë trajnim të pilotëve nxënës vetëm nëse ai/ajo ka autorizim përkatës të instruktorit të fluturimit.

33.2 Para se t’i nënshtrohet provimit për marrjen e autorizimit të instruktorit të fluturimit, aplikuesi duhet të jetë së paku 18 vjeç dhe duhet të jetë bartës i licencës së pilotit të deltaplanit/paraglajdit për së paku dy (2) vite, dhe duhet të ketë përfunduar së paku 100 orë kohë të fluturimit dhe të ketë kryer së paku dhjetë (10) fluturime të ndryshme në deltaplan apo paraglajd përkatësisht, nga të cilët dy (2) fluturime duhet të jenë më të gjata së 50 km.

33.3 Gjatë trajnimit për marrjen e autorizimit për instruktor të fluturimit, aplikuesi duhet të kryejë trajnim shtesë teorik e praktik (fluturim) sipas programit të trajnimit në një organizatë të aprovuar të trajnimit për pilotët e deltaplanit apo paraglajdit.

33.4 Pjesa teorike dhe praktike (fluturimi) e provimit për marrjen e autorizimit për instruktor të fluturimit për deltaplan/paraglajd përmban elementet e saktësuara në Shtojcën 3 të kësaj Rregulloreje.

33.5 Privilegji i bartësit të licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit me autorizimin e instruktorit të fluturimit kufizohet në mbajtjen e trajnimit teorik dhe praktik (fluturimit) për marrjen e licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit nën mbikëqyrjen e mentorit të fluturimit, derisa bartësi të ketë përmbushur si në vijim:

a) së paku tri ligjërata të pavarura,
b) të ketë asistuar në 10 seanca të veçanta të trajnimit me nxënës.

Kufizimi hiqet pas plotësimit të kushteve të parapara dhe bazuar në rekomandimin e instruktorit të fluturimit i cili e ka mbikëqyrur bartësin.

33.6 Privilegji i bartësit të autorizimit të instruktorit të fluturimit kufizohet sipas mënyrës së ngritjes dhe autorizimeve të shënuara në licencën e pilotit të deltaplanit/paraglajdit.


Neni 34 - Autorizimi për fluturim akrobatik

34.1 Piloti i deltaplanit apo paraglajdit mund të kryejë fluturime akrobatike vetëm nëse ai/ajo posedon autorizimin përkatës.

34.2 Para se t’i nënshtrohet provimit për marrjen e autorizimit për fluturim akrobatik, aplikuesi duhet të jetë së paku 18 vjeç, duhet të ketë licencën e pilotit të deltaplanit/paraglajdit për së paku dy (2) vite dhe të ketë përfunduar një kohë të përgjithshme të fluturimit prej së paku 100 orëve të fluturimit në deltaplan përkatësisht në paraglajd.

34.3 Gjatë trajnimit për marrjen e autorizimit për fluturim akrobatik, aplikuesi duhet të kryejë trajnim shtesë teorik e praktik (fluturim) sipas programit të aprovuar të trajnimit në një organizatë të aprovuar për autorizimin e pilotëve të deltaplanit/paraglajdit.

34.4 Pjesa teorike dhe praktike (fluturimi) e provimit për marrjen e autorizimit për fluturim akrobatik në deltaplan/paraglajd përmban elementet e saktësuara në Shtojcën 3 të kësaj Rregulloreje.


Neni 35 - Autorizimi për pilot tandem

35.1 Piloti i deltaplanit apo paraglajdit mund të kryejë fluturime si pilot tandem vetëm nëse ai/ajo posedon autorizimin përkatës.

35.2 Para se t’i nënshtrohet provimit për marrjen e autorizimit për pilot tandem, aplikuesi duhet të jetë së paku 18 vjeç, duhet të posedojë licencën e pilotit të deltaplanit/paraglajdit për së paku dy (2) vite dhe duhet të ketë përfunduar një kohë të përgjithshme të fluturimit prej së paku 100 orëve të fluturimit në deltaplan përkatësisht në paraglajd, dhe të ketë kryer së paku dhjetë fluturime të ndryshme në deltaplan përkatësisht paraglajd.

35.3 Gjatë trajnimit për marrjen e autorizimit për pilot tandem, aplikuesi duhet të kryejë trajnim shtesë teorik e praktik (fluturim) sipas programit të aprovuar të trajnimit në një organizatë të aprovuar për trajnimin e pilotëve të deltaplanit apo paraglajdit.

35.4 Pjesa teorike dhe praktike (fluturimi) e provimit për marrjen e autorizimit për pilotë tandem në deltaplan apo paraglajd përmban elementet e saktësuara në Shtojcën 3 të kësaj Rregulloreje.

35.5 Nëse piloti tashmë posedon autorizimin e instruktorit të fluturimit apo autorizimin e pilotit testues për deltaplan përkatësisht për paraglajd, pjesa teorike e provimit të tij/saj për autorizimin për pilot tandem për deltaplan apo paraglajd i pranohet.


Neni 36 - Autorizimi për pilot testues

36.1 Piloti i deltaplanit apo paraglajdit mund të kryejë fluturime si pilot testues vetëm nëse ai/ajo posedon autorizimin përkatës.

36.2 Para se t’i nënshtrohet provimit për marrjen e autorizimit për pilot testues, aplikuesi duhet të jetë së paku 18 vjeç, duhet të posedojë licencën e pilotit të deltaplanit/paraglajdit për së paku dy vite dhe duhet të ketë përfunduar një kohë të përgjithshme të fluturimit prej së paku 200 orëve të fluturimit në deltaplan përkatësisht në paraglajd, nga të cilat së paku 100 orë të fluturimit në deltaplan përkatësisht në paraglajd i cili është i dedikuar për gara, dhe të ketë kryer së paku 20 orë të fluturimit në secilin nga pesë llojet e ndryshme të deltaplanëve përkatësisht paraglajdëve.

36.3 Gjatë trajnimit për marrjen e autorizimit për pilot testues, aplikuesi duhet të kryejë trajnim shtesë teorik e praktik (fluturim) sipas programit të aprovuar të trajnimit në organizatën e aprovuar për trajnimin e pilotëve të deltaplanit apo paraglajdit apo tek prodhuesi i deltaplanëve përkatësisht paraglajdëve apo në qendrën e specializuar për testimin e deltaplanëve përkatësisht paraglajdëve.

36.4 Pjesa teorike dhe praktike (fluturimi) e provimit për marrjen e autorizimit për pilotë testues në deltaplan apo paraglajd përmban elementet e saktësuara në Shtojcën 3 të kësaj Rregulloreje.


Neni 37 - Pranimi i licencave të huaja

37.1 Me kërkesë të bartësit, AAC-ja mund të lëshojë licencë të Kosovës për pilotët e deltaplanit apo paraglajdit, në bazë të licencës së vlefshme të pilotit të deltaplanit apo paraglajdit që është lëshuar në shtetin e huaj.

37.2 Para lëshimit të licencës së Kosovës, bartësi i licencës së pilotit të deltaplanit apo paraglajdit të lëshuar në shtetin e huaj duhet t’i plotësojë kërkesat si në vijim:

a) të demonstrojë nivelin e njohurisë teorike të Rregullave dhe legjislacionit në fuqi,
b) të dorëzojë verifikimin e aftësisë së fluturimit të mbajtur nga ekzaminuesi i autorizuar,
c) të posedojë certifikatën e vlefshme të gjendjes shëndetësore,
d) të ketë përfunduar së paku 30 orë kohë të përgjithshme të fluturimit në deltaplan përkatësisht në paraglajd.

37.3 Me kërkesë të bartësit, AAC-ja mund ta validojë licencën e jashtme të pilotëve të deltaplanit përkatësisht paraglajdit apo autorizimin përkatës. Periudha e vlefshmërisë së validimit nuk guxon të jetë më e gjatë se një vit apo deri në skadimin e vlefshmërisë së licencës primare apo të autorizimit përkatës.

AAC / Dokumente per licensim
  • Legjislacioni
  • Formularë dhe manuale
  • Rregulloret
  • AAC / Dokumente per licensim
  • Raportet
  • Kuvendi
  • Kryesia
  • Kryetari
  • Kryetarët paraprak
  • Disiplinat
  • Kontakti
    Federata
    • - Kontakti
    • - Disiplinat
    • - Kryetarët paraprak
    • - Kryesia
    • - Kryetari
    • - Legjislacioni
    • - Kuvendi
    Adresa: Rr. Agim Ramadani, Shtëpia e Sporteve pn

    Email: info@aeronautika.org
    Tel: +38349663322
    Radio: 161.3000 MHz


    Na ndiqni në
    © 2015 - 2023 - Federata Aeronautike e Kosovës