Llogaria juaj
Ballina
Federata
Akademia Aviacionit
Kampionati
Liga Ekipore
Kalendari
Klubet
Pilotët
Rekordet
Pistat
Akademia Aviacionit
Trajnimet e Paragllajdizmit të ofruara nga Akademia e Aviacionit

Akademia e Aviacionit është shkolla e vetme në Kosovë e licensuar nga Autoriteti i Aviacioni Civil për të ofruar trajnime për fluturime me paragglajd.

Qëllimi i Akademisë është të trajnoj dhe të përgadis në mënyrë profesionale studentët e saj fillimisht për fluturime të sigurta me paragllajd dhe pastaj përgaditjen e studentëve për t`u licensuar si pilot pranë Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Në kuadër të Akademisë së Aviacionit për trajnime të fluturimeve me paragllajd, veprojnë 7 instruktorë të licensuar nga AAC të cilët ofrojnë trajnime për programet e listuara më poshtë:

1. Tarjnim për përvetësim të licensës së Pilotit për Paragllajd

Koha mesatare e zgjatjes së trajnimit: 2 muaj
Çmimi i trajnimit: 950 EUR

Studentët pas përfundimit të trajnimit i nënshtrohen testit teorik dhe praktik të organizuar nga Akademia. Të gjithë studentët që me sukses i përfundojnë këto teste drejtëpërdrejtë rekomandohen për pranim në proces të licensimit nga AAC.
Përpos rekomandimit të Akademisë, për filluar procesin e licensimit si pilot, AAC kërkon që çdo kandidat të kaloj kontrollet e nevojshme shëndetësorë për pilot dhe të nxjerrë çertifikatën shëndetësore për pilot. Kostot e këtyre kontrolleve shëndetësore nuk përfshihen në çmimin për trajnim nga Akademia.

Pas regjistrimit të studentit për licensim në AAC, studenti duhet që me sukses të përfundoj testin teorik të përgaditur nga AAC (pragu i kalueshmërisë së testit 70%) dhe pastaj të ekzaminohet për aftësitë praktike për fluturim me paragglajd. Pas vlerësimit pozitiv nga ekzamineri për aftësitë praktike të fluturimit, studenti pajiset me licensë shtetërore të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
Gjithashtu edhe ekzaminimi praktik dhe përgaditja e licensës nga AAC përfshinë disa kosto që nuk përfshihen në çmimin për trajnim nga Akademia.

2. Tarjnim për të përvetësuar autorizimin për fluturime dyshe (tandem)me Paragllajd

Koha mesatare e zgjatjes së trajnimit: 2 muaj
Çmimi i trajnimit: 950 EUR

Studentët pas përfundimit të trajnimit drejtëpërdrejtë rekomandohen për pranim në proces të gradimit për pilot për fluturime dyshe nga AAC.

3. Tarjnim për të përvetësuar autorizimin për instruktor të Paragllajdit

Koha mesatare e zgjatjes së trajnimit: 2 muaj
Çmimi i trajnimit: 950 EUR

Studentët pas përfundimit të trajnimit drejtëpërdrejtë rekomandohen për pranim në proces të gradimit për pilot për fluturime dyshe nga AAC.

19.03.2019
- PROGRAMI I TRAJNIMIT PËR FLUTURIME ME PARAGLAJD
19.03.2019
- AAC - Aprovim i organizatës trajnuese për paragllajd


Akademia Aviacionit
  • Instruktorët
  • Apliko online për trajnim
    Federata
    • - Kontakti
    • - Disiplinat
    • - Kryetarët paraprak
    • - Kryesia
    • - Kryetari
    • - Legjislacioni
    • - Kuvendi
    Adresa: Rr. Agim Ramadani, Shtëpia e Sporteve pn

    Email: info@aeronautika.org
    Tel: +38349663322
    Radio: 161.3000 MHz


    Na ndiqni në
    © 2015 - 2023 - Federata Aeronautike e Kosovës