Shkëlqim Krasniqi (Kryetar i FAK 2017 - 2018)
Shkollimi
Ka lindur me 08 Mars 1981 në Prizren. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Shkollimin e vazhdoi në Gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës. Vitin e parë pas luftës të vitit 1999 e regjistroi Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në të cilën diplomoi në vitin 2004. Në të njejtin vit ka regjistruar studimet e Magjistraturës në Universitetin e Prishtinës dhe ka mbrojtur temën e Magjistraturës më 30.12. 2014.
Punësimi
Analist i Kredive të Biznesit 2004 - 2006 Auditor i Brendshëm 2006 - 2008 Vlerësues i Rrezikut kreditor 2008 - 2010 TEB Bank Menaxher i degës së Korporatave 2010 - 2012 Zv. Menaxher i Rrezikut Kreditor të Bizneseve 2012 - 2016 Menaxher i Rrezikut Kreditor të Bizneseve 2016 - vazhdon Vlenë të ceken trajnimet e shumta profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Anagazhimet në fushën Sportive
2003 - Regjistrohet si anëtarë në “Aeroklubin Prishtina” 2005 - Licensohet si Paragllajdist në Republiken e Maqedonisë 2006 - Anëtarë Kryesie në “Aeroklubin Prishtina” 2008 - Kryetar i “Aeroklubit Prishtina”, ku vazhdon të jetë. 2009 - Anëtarë Kryesie në Federatën Aeronautike të Kosovës 2011 - Nënkryetar në Federatën Aeronautike të Kosovës 2014 - 2015 Bashkë me kryesinë e Fedratës ka punuar në dokumentacionin për pranimin ndërkombëtar të Federatës në FAI (Fedration Aeronautique Internationale) 2015 - Sekretar në Federaten Aeronautike të Kosovës 2016 - Kryetar në Fëderaten Aeronautike të Kosovës
Flete rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe atë Sërbe, jeton në Prishtinë. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Fadil Gërguri (Kryetar i FAK 2013 - 2016)
Fjala e kryetarit
Është nderë për mua që më keni besuar postin e kryetarit të Federatës Aeronautike të Kosovës.
Tani, unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e marra. Në Federatën tonë janë kryer shumë punë por kanë mbetur edhe shumë punë dhe aktivitete të tjera për t`u bërë.
Unë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe me të gjithë pilotët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, pavarësisht përkatësisë nacionale, bindjeve politike e religjioze, jam i gatshëm që së bashku të punojmë për të vetmin qëllim, Federaten Aeronautike ta bëjmë edhe më të mirë dhe me më perspektivë.
Unë, besoj fuqishëm, në përkrahjen dhe ndihmën tuaj, sepse qëllimi im dhe i juaji është i njëjtë, dhe me përkrahjen tuaj së bashku do t`ia dalim mbarë.
Prandaj, së bashku, le të ecim drejt sukseseve të reja! |