Fjala e kryetarit
Është nderë për mua që më keni besuar postin e kryetarit të Federatës Aeronautike të Kosovës.
Tani, unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e marra. Në Federatën tonë janë kryer shumë punë por kanë mbetur edhe shumë punë dhe aktivitete të tjera për t`u bërë.
Unë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe me të gjithë pilotët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, pavarësisht përkatësisë nacionale, bindjeve politike e religjioze, jam i gatshëm që së bashku të punojmë për të vetmin qëllim, Federaten Aeronautike ta bëjmë edhe më të mirë dhe me më perspektivë.
Unë, besoj fuqishëm, në përkrahjen dhe ndihmën tuaj, sepse qëllimi im dhe i juaji është i njëjtë, dhe me përkrahjen tuaj së bashku do t`ia dalim mbarë.
Prandaj, së bashku, le të ecim drejt sukseseve të reja!
Fadil Gërguri (Kryetar i FAK 2013 - 2016) |